Beckham për golin nga gjuajtja e lirë e Messit: Ishte e shkruar të ndodhte kështu

Beckham për golin nga gjuajtja e lirë e Messit: Ishte e shkruar të ndodhte kështu

Lionel Messi bëri një debutim të jashtëzakonshëm për Inter Miamin dje.

Ylli argjentinas shënoi në sekondat e fundit të ndeshjes për t’ia dhënë fitoren ekipit të tij pas një kohe të gjatë.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë realizoi nga gjuajtja e lirë, shkruan Gazeta Express.

E presidenti i Inter Miamit, David Beckham tha se e besoi se ishte e shkruar të ndodhte kështu.

“Sinqerisht, si e pash që u dha gjuajtja e lirë mendova: Kjo është mënyra se si është shkruar të përfundojë”, u shpreh Beckham.

Related Articles