Këngëtarja nga Shqipëria, Enca Haxhia, vazhdon të jetë njëra nga këngëtaret më të komentuara në rrjete sociale.
Ajo përflitet vazhdimisht për postimet e fotografitë provokuese, gjersa nuk mungon as me deklarata për tema të ndryshme.
25-vjeçarja këtë herë ka befasuar me një shkrim të bërë në llogarinë e saj në Instagram, gjegjësisht në InstaStory.
“Sot do të pranoj të gjitha propozimet për martesë”, ka qenë përshkrimi sipër një videoje të shpërndarë.
Kjo deklaratë e Encës vjen pas disa njoftimeve të vazhdueshme që ka bërë duke treguar se është beqare.