Befason Enrique Iglesias, puth fansen në skenë (VIDEO)

Befason Enrique Iglesias, puth fansen në skenë (VIDEO)

Aritsti i njohur spanjoll Enrique Iglesias, ka shokuar ndjekësit e tij pasi ka postuar një video befasuese në llogarinë e tij në Instagram.

Këngëtari, 47 vjeçar, u filmua duke puthur plot epsh një fanse, gjatë një takimi përshëndetës në Las Vegas, të premten në mbrëmje.

Enrique u duk i befasuar nga fansi që kërkonte një puthje, por më pas ai e kap atë nga beli i saj dhe pozon për një foto të përbashkët.

Më pas këngëtari është filmuar duke u larguar nga fansja dhe duke ikur nga skena ndërsa ekipi i tij i sigurisë i hutuar shikon.

Enrique ka qenë me partneren e tij, ish-tenisten ruse Anna Kournikova, 41 vjeçare, për më shumë se dy dekada.

Dyshja u takuan në vitin 2001 dhe kanë tre fëmijë së bashku: binjakët Nicholas dhe Lucy, katër, dhe Mary, e cila është dy vjeç.

Për habinë e shumë njerëzve, këngëtari postoi këtë pamje të çuditshme në faqen e tij në Instagram me 17.1 milionë ndjekës.

Related Articles