Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Sokol Xhafa, ka publikuar disa video ku shihen qytetarët duke e keq-shfrytëzuar ujin e pijes.
Xhafa sjelljen e këtyre qytetarëve e cilësoi si qyqare, teksa bëri të ditur se ardhmja e afërt mund të rikthej reduktime të ashpërta.
“”Kultura” jonë “qytetare”, ose më mirë qyqare. Keqpërdorimet – vjedhjet e ujit në të gjitha anët. Video 1 rr. Muharrem Fejza, video 2, qendra “Royal Mall”, foto 1 Rruga B, dhe zona tjera. Lusim qytetarët të lajmërojnë keqperdorimet, perndryshe e ardhmja e afërt mund të rikthej reduktimet e ashpëra në të gjitha qytetet dhe zonat”, shkroi Xhafa.