Bella dhe i fejuari vendosën të festojnë kurorëzimin e dashurisë së tyre me fejesë në Los Angeles.
Aktorja e njohur Bella Thorne dhe Benjamin Mascolo muajin e kaluar kishin njoftuar fejesën e tyre në Instagram.
Me flokë të kuqe dhe një kurorë në kokë Bella dukej si një princeshë e vërtet, krejt kjo jo vetëm falë kurorës, por ishte fustani i saj i kuq ai që e shfaqi atë në formën më të mirë.
Me krah të lëshuar dhe këmbën e hapur, hiret trupore të aktores viheshin në pah në formën më të mirë.
Kombinuar me një çantë të kuqe dhe këpucë të së njëjtës ngjyrë, veshja ishte e kompletuar në mënyrën më perfekte të mundshme.
Thorne dhe Mascolo kanë bërë publike lidhjen e tyre në Instagram në vitin 2019.