Regjisori, Ben Affleck ka thënë të jetë ndjerë “në kurth” gjatë martesës së tij me Jennifer Garner – dhe mendon se nuk do të ishte i matur nëse do të qëndronte më gjatë në atë marrëdhënie.
“Ne ndoshta do të kishim përfunduar në fyt të njëri-tjetrit. Ndoshta do të kisha pirë akoma”, ka thënë në një intervistë për emisionin “The Howard Stern Show”.
“Një pjesë e arsyes pse fillova të pija ishte sepse ndihesha sikur të isha në kurth”, shtoi ai.
Affleck, i cili shkoi në rehabilitim për varësinë ndaj alkoolit në vitin 2018, ka treguar mbi situatat në të cilat gjendej aso kohe.
“Isha sikur. Nuk mund të largohesha për shkak të fëmijëve të mi, por nuk isha i lumtur, çfarë të bëja?”,
“Dhe ajo që bëra ishte të kapesha pas një shishe alkooli dhe të shkoja më pas në shtrat për të fjetur, gjë që doli të mos ishte zgjidhja”, tha Ben.
Aktori shtoi se ai dhe 49-vjeçarja, Garner, të cilët ishin të martuar nga viti 2005 deri në vitin 2018, u përpoqën të shpëtonin martesën e tyre për hir të tre fëmijëve.
“Në fund të fundit, ne u përpoqëm shumë sepse kishim fëmijë, por të dy ndiheshim sikur nuk donim që ky të ishte modeli që fëmijët tanë të kishin për martesën”, tha ai.
“ E vërteta ishte se ne morëm kohën tonë, morëm vendimin tonë… Ne u ndamë sepse kishim një martesë që nuk funksionoi. Kjo ndodh. Ajo është dikush që e dua dhe e respektoj, por me të cilën nuk duhet të martohem më”, ka shtuar ai.
Aktori i “Argo” tha se martesa e tij me Garner përfundoi në mënyrë të qetë.
“Ne e bëmë atë miqësisht. Ne bëmë më të mirën. Kishim momente tensioni? A kishim mosmarrëveshje për kujdestarinë? A ishin gjërat e vështira për ne? A u zemëruam? Po, por në thelb baza ishte gjithnjë respekti”, tha Affleck.
“E dija që ajo ishte një nënë e mirë. Gjithmonë shpresoja se ajo e dinte që unë isha një baba i mirë. E dija që isha edhe unë”, tha ai.
Affleck zbuloi gjithashtu se sapo arriti në fund, iu deshën një vit e gjysmë që të bëhej esëll.
“Ilaçi për varësinë është vuajtja, ju vuani mjaft”, tha ai për periudhën e braktisjes së alkoolit.
“Jam me fat sepse arrita atë pikë përpara se të humbja gjërat që ishin më të rëndësishmet. Jo karriera ime apo paratë – ishte marrëdhënia ime me fëmijët e mi dhe kur u ndjeva sikur ndikoi tek ata, e kuptova që ishte koha për t’i thënë lamtumirë alkoolit”, shtoi ai.
Së fundmi, Ben Affleck, filloi romancën e tij të re me dashurinë e dikurshme, këngëtaren latine, Jennifer Lopez.
Affleck dhe Lopez, të cilët ishin fejuar në fillim të viteve 2000, filluan përsëri të takoheshin në prill të vitit 2021./Gazeta Enigma/