Benzema i gatshëm të ‘pensionohet’

Benzema i gatshëm të ‘pensionohet’

Sulmuesi i Al-Ittihad, Karim Benzema, flitet se është duke menduar t’i thotë lamtumirë futbollit.

E kjo besohet të ndodhë në fund të sezonit.

Ai ka kontratë me skuadrën saudite deri në vitin 2026, mirëpo pavarësisht kësaj thuhet se ai do t’i jap fund karrierës qysh në vitin që vjen.

Të paktën kështu shkruajnë mediat e huaja.

Sipas “Relevo”-s, Benzema ka filluar të jetë i lodhur nga rutinat e përditshme, siç janë seancat stërvitore, të cilat në Arabi mbahen pasdite  për shkak të temperaturave të larta.

Thuhet se Benzema, pas përfundimit të karrierës së tij do të rikthehet te Reali Madridi në rolin e ambasadorit. /Gazeta Enigma

Related Articles