Moderatorja Luana Vjollca pas një pauze të gjatë ka startuar me emisionin e saj më të ri “Zemër Luana”.
Kësaj radhe ajo është rikthyer në kanalin televiziv “Tv Klan”.
Ky emision është identik me emisionin e mëparshëm “Shiko Kush Luan” i cili transmetohej në “Top Chanel”.
Rikthimi i saj është pritur me entuziazëm nga fansat e saj. Këtë e tregojnë komentetet dhe shikimet e shumta, ku në vetëm disa ditë kapi 1 milion views.
Mirëpo të shumtë kanë qenë edhe kritikët, të cilët janë shprehur se emisioni “Zemër Luana”, është një një emision që vetëm të qeshura nuk shkakton.
Një ndër ta është edhe gazetari Berat Buzhala, i cili përmes një postimi në faqen e tij në Facebook ka thënë se në televizionet e Shqipërisë krahas investimeve të shumta ka shumë pak humor cilësor.
“Ne televizionet e Shqiperise, edhe pse eshte investu shumeeeee, ka shume pak show dhe humor cilesor”, ka shkruar ai.