Pas një pauze katër vjeçare, reality-show BigBrother u rikthye, por tani në një format tjetër, me personazhe të njohura ‘VIP’.
Kjo gjë u pa si një lloj konkurrence në mes këtij emisioni dhe atij të dashurisë “Për’puthen”.
Reality-show “Big Brother” ka realizuar nëntë sezone në Shqipëri dhe ishte njëri ndër emisionet më të shikuara në trojet shqiptare.
Më 4 tetor të këtij viti filloi sezoni “VIP” me personazhe të njohura për publikun.
Në natën e parë u prezantuan 14 banorë, e që deri më tani është larguar vetëm një banor, derisa të martën mbrëma në shtëpi kanë hyrë edhe tri banore të reja.
Zhvillimet e fundit në shtëpi në mes Fifit, Semit dhe Granit kanë shtuar kurreshtjen e shikuesve për ta parë këtë program.
Por, ajo që rriti shikueshmërinë e “Big Brother VIP” ishte padyshim edhe hyrja e Bora Zemanit, prezantueses së “Për’puthen”.
Ajo ishte në lidhje dashurie me Donald Veshajn, i cili është banor i “Big Brother VIP”, ndërkaq produksioni ua mundësoi një takim pasi lidhja e tyre ishte përfolur brenda shtëpisë.
Takimi Bora-Donald theu rekordet e shikueshmërisë në televizionin ku shfaqet.
Si duket kjo la nën hije edhe emisionin që udhëheq vetë Bora, “Për’puthen”.
“Big Brother VIP” mori vëmendjen e publikut, pasi personazhet e famshme që janë futur aty janë nën vëzhgimin e kamerave 24 orë.
Emisionet e dashurisë dhe reality-show kohëve të fundit po marrin shumë vëmendje, pasi po bëjnë jehonë nnë platformat e rrjeteve sociale siç janë Instagram, Facebook e Youtube.
/Gazeta Enigma/