Numërimi mbrapsht ka filluar dhe nisja e edicionit të dytë të formatit gjigant televiziv Big Brother VIP Kosova, po afron…
Edhe një herë tjetër do të keni mundësinë që të preferuarit e juaj nga kasti i përzgjedhur me shumë vigjilencë, t’i ndiqni 24 orë në ditë në 7 ditë të javës.
Spektakli i parë ‘Prime’ do të nis nesër, të premten e 20 tetorit duke filluar nga ora 21:00, derisa i njëjti do të transmetohet ekskluzivisht në ekranet e KlanKosova dhe ArtMotion.
Nikoqirët e programit edhe për këtë vit do të jenë, prezantuesi nga Kosova, Alaudin Hamiti dhe aktorja nga Shqipëria, Jonida Vokshi.
Por, siç ju kemi njoftuar, ndryshime do të ketë në panelin e opinionistëve, ku përpos prezantueses, Anita Haradinajt që në këtë rol erdhi edhe në sezonin e parë, një karrige është rezervuar ekskluzivisht edhe për gazetarin, Bledi Mane.
Pas muajsh të tërë përgatitjeje, nesër do të fillojë aventura e radhës për banorët e kastit – juve ju mbetet vetëm të prisni dhe t’i shijoni një nga një befasitë e përgatitura me delikatesë nga ekipi gjigant i Big Brother VIP Kosova.
Mos harroni, duke nisur nga ora 21:00 magjia e shtëpisë së “Vëllait të Madh” do të ju pushtojë edhe juve, përmes ekraneve të KlanKosova dhe ArtMotion – një maratonë spektakli nën moderimin e Hamitit e të Vokshit po ju pret nesër mbrëma.