Blero Muharremi duket se më në fund ka gjetur qetësi në jetën e tij private.
Ai në ditën e sotme (e shtunë) po feston për përvjetorin e parë të marrëdhënies së re.
Kështu të paktën ka lënë të nënkuptohet me një postim që ka shpërndarë me ndjekësit në InstaStory.
Artisti i njohur ka ndarë një imazh me të dashurën e re në Instagram, ku me ç’rast zbuloi se janë bashkë që një vit.
“Një vit, një jetë, një pafundësi. Të dua dashuri”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.
Kjo romancë e këngëtarit shqiptar vjen pas ndarjes nga bashkëshortja e tij, blogerja Afrona Dika.
Dyshja hodhën akuza të mëdha ndaj njëri-tjetrit duke zbuluar pak nga ajo që erdhi deri te ndarja e tyre.