Blerta Basholli flet për betejën e re të filmit “Zgjoi”

Blerta Basholli flet për betejën e re të filmit “Zgjoi”

Filmi kosovar “Zgjoi”, i regjisores Blerta Basholli, ka hyrë në listën e ngushtë të nominimeve për Oscars.

Filmin që bazohet në ngjarje të vërtetë, inspiruar nga jeta e Fahrije Hotit gjatë luftës së fundit në Kosovë, pas shumë çmimeve në festivale ndërkombëtare, tash e pret një betejë tjetër, njofton Klankosova.tv

Regjisorja e filmit, që shfaq jetën e Fahrijes, interpretuar nga Yllka Gashi, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetesën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia e saj për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë, shpreson se “Zgjoi” të nominohet për Oscar.

Blerta Basholli tha në një intervistë për Klankosova.tv se përkundër konkurrencës së madhe, filmi është pëlqyer shumë nga publiku kudo që është shfaqur, madje sipas saj ka pasur reagime shumë të mira edhe kur është transmetuar para votuesve të Akademisë së ndarjeve të çmimeve Oscar.

Ajo ka folur për Klankosova.tv edhe për rrugëtimin e suksesshëm të “Zgjoi” në festivale të tjera ndërkombëtare të filmit, pos atij të “Sundance” ku rrëmbeu çmimet kryesore. /Gazeta Enigma.

Related Articles