Boksieri Eris Bajra ka arritur të fitojë titullin “IBO World Youth”, në kategorinë e peshave të larta.
Bajra që është nga Kosova por që ka nënshtetësi të Zvicrës, u rrah me Raul Ugueto.
Përballja e dy boksierëve ishte mjaftë interesante pasi të dy duket se dhanë maksimumin e tyre, andaj edhe vlerësimi i gjyqtarëve në pikë ishe i ngjajshëm, me pak diferencë.
23-vjeçari ka gjithsej shtatë fitore me këtë që e arriti sonte, dhe një humbje.
Kjo ndeshje është zhvilluar në MGH Arena në Ludwigsburg. /Gazeta Enigma