Bora flet për gjendjen e saj shëndetësore (VIDEO)

Bora flet për gjendjen e saj shëndetësore (VIDEO)

Moderatorja e njohur, Bora Zemani, e cila prezanton emisionin “Përputhen”, ka disa ditë që nuk ka qenë prezente në emision.

Përmes një video, ajo shuajti kureshtjen e ndjekësve të cilët u merakosën për shëndetin e saj.

Ajo tregoi që është infektuar sërish me COVID-19, dhe që tani po qëndron e izoluar duke marrë mjekimin që i duhet.

“Faleminderit shumë për mesazhet që më keni dërguar. Unë kam qenë shumë sëmurë gjatë këtyre ditëve, me temperaturë të lartë, deri në dyzet, por ka nisur përmirësimi dhe shpresoj të jem sa më shpejt në Për’puthen. Ju puth fort të gjithëve, nga larg, që mos t’ju ngjis ndonjë gjë”, thotë moderatorja./Gazeta Enigma/

Related Articles