Bora Zemani lëshon edhe një deklaratë të fortë për Donald Veshaj dhe dhe Beatrix Ramosaj

Bora Zemani lëshon edhe një deklaratë të fortë për Donald Veshaj dhe dhe Beatrix Ramosaj

Mbrëmë në Përputhen, Bora Zemani i është drejtuar konkurrentëve duke ju thënë se brenda programit ata nuk mund të arrijnë siguri të plotë ndaj njëri-tjetrit.

Moderatorja e emisionit është shprehur se aty kurrë nuk do jenë të sigurt.

“Mendoj që brenda këtij programi kurrë nuk mund të arrini siguri 100%. Këtu ju njiheni, kuptoni që keni ndjesi, simpati, gjithçka tjetër. Në momentin që dilni dhe e shijoni lidhjen tuaj, vetem aty e kuptoni nëse jeni për njëri-tjetrin, brenda këtij presioni asnjëri prej jush nuk është i aftë të kuptojë se gjithçka është mirë”, tha Zemani, e cila u duartrokit nga të gjithë.

Ndryshe, mes Borës dhe Donaldit u kris gjithçka kur ai shprehu pëlqimin ndaj Beatrixës dhe se sipas aktorit Veshaj ai bëri atë që ndjeu, pasi me Borën kishte shumë probleme./ Gazeta Enigma.

Related Articles