Në orët e mbrëmjes Tirana ka organizuar një protestë në solidarizim me Prishtinë pas dhunimit të 11 vjeçares.
Pos Tiranës, protesta me të njëjtin qëllim janë duke u mbajtur edhe në Shkup.
Gjatë këtyre protestave janë parë edhe shumë artistet të cilët po kërkojnë drejtësi për dhunën seksuale ndaj femrave.
E protesta në Tiranë i ka bërë “bashkë” për këtë kauzë edhe Bora Zemanin dhe Beatrix Ramosaj. Të dyja yjet janë parë në këtë protestë në shesh.
Aty janë parë edhe yjet të tjerë si Fifi dhe Xhensila Myrtezaj.