Pas gjyqit të mbajtur mes Johnny Depp dhe Amber Heard, vjen një tjetër padi nga aktorët e famshëm.
Kësaj rradhe bëhet fjalë për aktorin Brad Pitt dhe Angelina Jolie, ndërsa në mediat sociale, kjo padi e aktorit po konsiderohet edhe si përfundim i epokës #meToo, e cila lindi kryesisht nga rrëfimet e aktoreve që kishin përjetuar ngacmime seksuale në botën e filmit.
Angelina Jolie “kërkoi t’i shkaktonte dëm” ish-bashkëshortit të saj Brad Pitt kur ajo shiti aksionet e saj në vreshtin e tyre në pronësi të një oligarku rus, pretendojnë dokumentet e reja ligjore.
Pitt ka paditur ish-bashkëshorten e tij për shitjen e aksioneve të saj në vreshtin francez që ata blenë së bashku në vitin 2008.
Ai tha se vendimi i saj për t’ia shitur pjesën e saj një oligarku rus e detyroi atë të hynte në partneritet me “një të huaj me shoqata dhe qëllime të këqija”.
Jolie ende nuk ka dhënë asnjë koment mbi ngjarjen.
Çifti bleu një interes kontrollues në Chateau Miraval SA, një kompani franceze që përfshin një shtëpi dhe vresht në jug të Francës, në vitin 2008.
Pitt thotë se ai dhe ish-gruaja e tij ranë dakord të mos i shesin aksionet e tyre në vend pa lejen e tjetrit.
Në dokumentet ligjore të marra nga agjencia e lajmeve PA, pretendohet se Jolie ia shiti pjesën e saj një prodhuesi pijesh alkoolike me bazë në Luksemburg, të kontrolluar nga oligarku rus Yuri Shefler, pa dijeninë e Pitt.
Padia pretendon se shitja ndihmoi në nisjen e një marrjeje “armiqësore” të biznesit të verës që aktori kishte “ndërtuar me kujdes”.
Avokatët e Pitt thanë se nën drejtimin e tij, biznesi ishte rritur në një “histori suksesi ndërkombëtar shumëmilionësh” megjithëse Jolie “nuk kishte kontribuar asgjë”.
Pasuria e Miraval ndodhet në fshatin Correns në Francën juglindore dhe u ble nga çifti për rreth 25 milionë euro.
Pitt thuhet se ka kontribuar 60% në çmimin e blerjes, ndërsa Jolie ka paguar vetëm 40% të vlerës.
Avokatët gjithashtu thanë se biznesi i verës në pronë vazhdon të lulëzojë dhe “megjithëse ajo përfitoi nga suksesi i Miraval, Jolie nuk kishte asnjë përfshirje në këto përpjekje”.
Aktorja bëri kërkesë për divorc në vitin 2016.
Avokatët e Brad Pitt kanë kërkuar që rasti të rishqyrtohet.