Së fundmi, është raportuar se futbollisti Etnik Brruti ka vendosur t’i bashkohet Shqipërisë.
Lajm ky që ka ngjallur shumë reagime në opinionin publik.
Madje lidhur me këtë ka reaguar edhe babai i Brrutit, Besnik Brruti.
Ai ka thënë “biri im ka marrë një vendim që buron nga bindjet e tij dhe dashuria për kombin. Ai nuk e ka refuzuar Kosovën por ka zgjedhur të luaj për kombëtaren shqiptare, për flamurin me të cilin kemi mbështjellë dëshmorët tanë”.
Ndërkaq në vazhdën e reagimeve vjen edhe ai i trajnerit Afrim Tovërlani.
“I kam mesazhet me Etnik Brrutin, për interes e ka zgjedh Shqipërinë”, është shprehur ai.
Etnik Brruti ishte kapiten i Kosovës U21. /Gazeta Enigma