Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, ka publikuar këngën e re të titulluar “Dujem”.
Projekti është kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërsa artisti është përkujdesur për një klip të veçantë e paraqitje atraktive skenike.
Teksti është shkruar nga vet Imeri, kurse për producimin u kujdes Çelik Lipa nga SBS Entertainment.
Videoja ndërkohë i është besuar produksionit të popullarizuar, “Entermedia”.
Këngën tashmë e gjeni të plotë në platformën YouTube dhe besohet se do pritet mirë edhe nga fansat e publiku.
Ndërkohë, komentet kanë qenë të menjëhershme dhe tejet pozitive sa i përket këtij projekti.