Shmangni këto gabime me këshillat e mëposhtme
Çaji është një pije shumë e shëndetshme që mund të na ndihmojë në shumë probleme, por vetëm nëse përgatitet në mënyrën e duhur.
Sheqeri, qumështi dhe madje edhe limoni mund të shkatërrojnë vetitë e tij shëruese, kështu që rekomandohet të pini çaj pa asnjë shtesë.
Nëse ende nuk mund ta pini pa shtesa, atëherë ne ju sugjerojmë një alternativë.
Sheqer ose ëmbëltues të tjerë
Sheqeri është shtesa më e keqe që mund të përdorni në çaj. Nga ana tjetër, ëmbëltuesit janë një zgjedhje më e mirë se sheqeri, por Administrata Amerikane e Ushqimit dhe e Barnave këshillon që përdorimi i tyre të jetë i kufizuar.
Nëse vërtet nuk mund të pini çaj jo të ëmbël, vendosni një lugë çaji mjaltë në vend të sheqerit.
Qumështi
Do të habiteni nga disa hulumtime që kanë treguar se ky nuk është kombinimi më i mirë, veçanërisht nëse çaji pihet për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare.
“Duke shtuar qumështin e lopës të zier në çaj, ne zvogëlojmë efektin e tij pozitiv, pra efektin që ka në relaksimin e enëve të gjakut”, thonë rezultatet e një studimi të botuar në “European Cardiovascular Journal”.
Limoni. Nëse ju pëlqen të freskoni çajin tuaj me limon, shtojeni atë vetëm kur nxirrni qesen. Limoni ul “vlerën e ph-së” të çajit, i cili ndihmon që metalet të rrjedhin më lehtë në çaj.
Gjithashtu, është shumë e rëndësishme që gjithmonë të nxirrni lugën e vogël nga çaji pasi ta përzieni, veçanërisht nëse është e metaltë.