Capital-T ka qënë i ftuar në “Më lër të flas” me Donaldin dhe Romeon ku në një intervistë të këndshme me binjakët ka folur për jetën e tij personale dhe atë profesionale.
Këngëtari foli fillimisht për fillimet e karrierës të cilat janë me dajën e tij Besnik, një tjetër artist i njohur me emrin e artit 2Po2 që njihet nga publiku, dhe këtë dëshirë dhe pasion për muzikën ai e vazhdoi deri më sot duke u kthyer në një nga këngëtarët më të suksesshëm shqiptarë.
Capital-T foli gjithashtu dhe për një projekt kinematografik ku ai është përfshirë dhe do të luajë një personazh negativ me një ndër emrat më të njohur që do të jetë pjesë e kastit që është Dakota Johnson.
Një tjetër anë që kemi njohur nga artisti është humanizmi i tij për të ndihmuar njerëzit në nevojë,për të cilën ai shprehet gjithmonë i gatshëm kur vjen puna për të ndihmuar dhe investuar.
Pyetjes që ai nuk mund ti shpëtonte pa ju përgjigjur në jetën personale është lidhja me modelen Adrola Dushi, lajm i cili prej kohësh po qarkullon në media. Rreth kësaj Trimi tha se nuk është në një lidhje me Adrolën, mes tyre egziston vetëm miqësia dhe me këtë rast e përshëndeti modelen bukuroshe nga ekrani./Gazeta Enigma/