Legjenda e Real Madridit, Iker Casillas ka fshirë postimin e tij në Twitter, në të cilin pretendonte se është homoseksual, pasi ka njoftuar se llogaria e tij është hakuar.
Në një deklaratë të hapur, fituesi i Kupës së Botës shkroi në Twitter: “Shpresoj që të më respektoni: Unë jam homoseksual. E diela e lumtur”.
Ndërsa, tani portieri legjendar i Real Madrid-it ka dalë me njoftim se llogaria e tij është hakuar, dhe ai postim nuk është bërë nga ai.
“Llogaria është hakuar. Për fat të mirë tani është çdo gjë në rregull. Ndjesë të gjithëve ndjekësve të mijë. Dhe sigurisht, ju kërkojë shumë falje komunitetit LGTB”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.
Cuenta hackeada. Por suerte todo en orden. Disculpas a todos mis followers. Y por supuesto, más disculpas a la comunidad LGTB. ????— Iker Casillas (@IkerCasillas) October 9, 2022