Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të Shemsi Krasniqit – Shemit, vokalistit emblematik të grupit legjendar “Ilirët” dhe njërit prej zërave më përfaqësues të rock-skenës kosovare të viteve ’80.
P╒rmes një postimi në Facebook i ka shprehur ngushëllime familjes dhe gjithë komunitetit artistik.
“Lajm i trishtë ndarja nga jeta e këngëtarit tonë të njohur, Shemsi Krasniqi – Shemi. Si vokalist i grupit “Ilirët”, ai u shndërrua në një zë të identitetit muzikor shqiptar dhe pjesë e pandashme e kujtesës sonë kolektive. La pas një krijimtari të pasur dhe trashëgimi që do të jetojë gjatë. “Xhamadani vija-vija” nën interpretimin e tij, u bë hit i gjithë shqiptarëve dhe mbetet edhe sot simbol i bashkimit dhe identitetit tonë. Shemi ishte personalitet i veçantë i kulturës dhe i dashur për publikun. Ngushëllime familjes, komunitetit artistik dhe gjithë shoqërisë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e Shemit”, ka shkruar ai. /Gazeta Enigma/
