Çfarë ndodhi mes Bora Zemani dhe Megi Pojani në “Dancing With The Stars”?

Çfarë ndodhi mes Bora Zemani dhe Megi Pojani në “Dancing With The Stars”?

Një video në ‘TikTok’ po qarkullon teksa shihet Megi Pojani dhe Bora Zemani, duke u shtyer me fjalë.

Ishte një moment kur Megi iu kthye Borës, teksa kjo e fundit po iu rikujtonte anëtarëve komentet negative që i kishin dhënë javën e shkuar Megit.

“Bora a do që të më shajnë? Pse këmbëngul?”, ishte shprehur Megi.

Një tjetër detaj që ngre dyshimet lidhur me marrëdhënien mes Borës dhe Megit, është se ky fragment nuk rezulton në ‘Youtube.

Por, puntata e shkuar e “DWST” në “YouTube”, nuk ka asnjë pjesë nga komentet e jurisë për konkurrentët.

Për këtë gjë ka “reaguar” menjëherë Bora, përmes një postim në ‘Instastory’.

“Këtu mund të ndiqni episodin e plotë të DWST edhe pse për efekt kohe disa momente janë prerë, por gjithçka tjetër (klipet e konkurrentëve, komentet e jurisë) mund t’i shihni në faqen e Top Channel në YouTube. Ndërkohë ne kemi nisur përgatitjet për super spektaklin e së premtes.”, ka shkruar Bora.

Related Articles