Çfarë ndodhi në “takimin” e fundit mes Shakirës dhe Pique?

Çfarë ndodhi në “takimin” e fundit mes Shakirës dhe Pique?

Shakira dhe ish-partneri i saj, Gerard Pique shkuan këtë të enjte në gjykatën e L’Hospitalet de Llobregat, në Barcelonë, për të rënë dakord për marrëveshjen për bashkëjetesën me të dy fëmijët e tyre: Sashën dhe Milanin.

Ish-çifti në çdo moment i është shmangur njëri-tjetrit, kanë hyrë në vende të ndryshme dhe nuk janë parë ballë për ballë. Madje ata dolën para gjyqtarit veçmas.

Seanca zgjati mezi 15 minuta, pas së cilës të dy u larguan nga dyer të ndryshme. Këngëtarja kolumbiane mbërriti e veshur elegante me syze të errëta dhe një veshje të errët, ndërsa Pique me veshje casual dhe kapele.

Clara Chia, partnerja aktuale e ish-futbollistit të Barcelonës konsiderohet si shkaktare e ndarjes, pasi ajo filloi të shfaqej publikisht me Pique në mes të ndarjes me Shakira dhe në kohën kur negociohej një marrëveshje, që nga Shakira.

Zgjodhi të merrte fëmijët e saj për të jetuar në Miami, gjë që do të ndodhë në fillim të vitit 2023. Edhe pse dihet pak për kushtet e marrëveshjes, pasi ajo është e koduar për të shmangur problemet. Megjithatë, në dalje të gjykatës, avokati i Piques, Ramon Tamborero, sqaroi nëse është e vërtetë që marrëveshja përmban një klauzolë “anti Clara Chia”, që supozohet se e ka kërkuar Shakira në mënyrë që 23-vjeçarja të mos mund të jetonte me fëmijët e saj.

Related Articles