Çfarë po ndodh?! Egla Ceno vazhdon të jetë pjesë e BBV por në një ambient tjetër

Çfarë po ndodh?! Egla Ceno vazhdon të jetë pjesë e BBV por në një ambient tjetër

Ditën e djeshme, pas debatit dhe përplasjes me Meritonin, Egla Ceno u skualifikua nga Big Brother Vip Albania. Banorja u largua sapo u lexua njoftimi, duke mos marrë me vete as valixhen me rroba. 

Por një video e publikuar vetëm pak çaste më parë në faqen zyrtare të Big Brother Vip në Instagram, sapo na bëri super konfuzë. Në videon në fjalë, e cila është pa audio, shfaqet Egla, e izoluar në një dhomë të bardhë, e veshur me të njëjtat rroba që u largua ditën e djeshme. 

Në një moment ajo shihet teksa me disa objekte, formon në tokë fjalinë: “Mami, jam ok”, duke na lënë të hamendësojmë se mbase asaj nuk i lejohet të flasë. Në dhomën e bardhë të zbrazur shihen vetëm disa dyshekë gjumi dhe një tualet.

E vetmja gjë që është shkruar krahas videos është:

“Big Brother Vip të martën ora 21:00, vetëm në Top Channel!”.

Nuk dihet ende se çfarë po ndodh dhe gjithçka është kaq e paqartë. E vetmja gjë që dimë tanimë është se të gjithë presim me padurim mbrëmjen e nesërme për të zbuluar gjithçka!

Related Articles