Çfarë po ndodh me reperin Diddy? – Padi e re kundër tij, akuzohet për dhunim dhe detyrim aborti

Çfarë po ndodh me reperin Diddy? – Padi e re kundër tij, akuzohet për dhunim dhe detyrim aborti

Lajmet për reperin e njohur Sean P Diddy Combos kanë trazuar rrjetin.

Së fundmi një mori akuzash janë hedhur drejt tij.

Ai po akuzohet tani edhe për sulm seksual.

Në padinë e re civile, gruaja – e identifikuar me pseudonimin Jane Doe – pretendon se ishte përdhunuar dhe droguar vazhdimisht në shtëpitë e manjatit të muzikës dhe mbeti shtatzënë pas një prej takimeve.

Padia e fundit, e ngritur të premten kundër Combs, kompanive të tij dhe disa bashkëpunëtorëve, kërkon dëme të pazbuluara për lëndime fizike, dhimbje të forta emocionale, poshtërim, ankth dhe dëme të tjera.

Gruaja pretendon se është takuar me Combs jashtë vendit në vitin 2020 dhe se sulmet dhe ngacmimet kanë vazhduar deri në korrik të këtij viti.

Sipas saj, ajo ishte e detyruar që të udhëtonte në shtëpitë e reperit, gjithandej ku kërkonte ai, dhe se gjatë çdo vizite ajo detyrohej të “bënte një shfaqje për të”.

Në një takim, i cili thuhet të ketë ndodhur në korrik 2022, një grua pretendon se humbi mendjen pasi u detyrua të merrte ilaçe që përfshinin ketaminë.

Ajo më vonë dyshohet se bëri një test shtatzënie dhe i tha Combs se ishte pozitiv, derisa shtoi se bashkëpunëtorja e producentit muzikor i ka kërkuar vazhdimisht që të abortojë. Padia pretendon se ajo kishte një abort. /Gazeta Enigma

Related Articles