Këngëtarja dhe tekst shkruesja, Christina Aguilera, do të pranojë së shpejti çmimin e parë “Ikonë e Muzikës (Music Icon)”, i cili është një prej çmimeve më prestigjioze në industrinë e muzikës, e që pritet t’i ndahet në ceremoninë e sivjetme të “People’s Choice Awards 2021 (PCA)”.
Pesë herë fituesja e çmimit PCA do të nderohet për kontributin e saj në industrinë e muzikës dhe karrierën e saj të shkëlqyer prej artisjeje, ndërsa është shprehur e lumtur për këtë rezervim çmimi.
It’s an honor to receive the first-ever Music Icon award at this year’s #PCAs! ???? So excited to return to the @peopleschoice awards stage & celebrate on December 7th! pic.twitter.com/hq99rSQnPQ— Christina Aguilera (@xtina) December 1, 2021
“Është nder për mua të fitoj çmimin e parë të ‘Ikonës së Muzikës’, këtë vit në PCA”.
“Jam e entuziazmuar të rikthehem në skenën e PCA dhe të festoj bashkë me të pranishmit me 7 dhjetor të këtij viti”, ka shkruar Aguilera në mediat sociale.
Ylli me origjinë ekuadoriane do të dalë në skenë dy herë, një herë për të pranuar çmimin, dhe radhën tjetër për të performuar një përzierje të pa dëgjuar ndonjëherë të këngëve të saj hite.
Hera e fundit që Aguilera kishte performuar në “People’s Choice Awards” ishte në vitin 2013, kur mori çmimin “People’s Voice”.
“Ka një arsye pse Christina Aguilera quhet ‘zëri i brezit tonë’. Ajo jo vetëm që ka një zë të jashtëzakonshëm, por, si krijuese, prodhon muzikë që ngjall emocione të vërteta dhe rezonon në shumë demografi të ndryshme”, ka thënë Jen Neal, Zëvendës President Ekzekutiv i magazinës “E”.
“Christina është një idhull dhe ne mezi presim të festojmë sukseset e saj dhe t’i japim asaj çmimin inaugurues ‘Ikona e Muzikës’”, ka shtuar ai.
E njohur për zërin e saj të fuqishëm dhe këngët hit, Aguilera ka shitur më shumë se 43 milionë disqe në mbarë botën dhe ka arritur pesë që të zë vendin e parë në tabelën e “Billboard Hot 100”, duke e bërë atë artisten e katërt femër që kryeson për tre dekada radhazi.
Ajo gjithashtu mban nderin prestigjioz të të qenit artistja e vetme nën 30 vjeç që është përfshirë në listën e 100 këngëtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave të revistës Rolling Stone.
/Gazeta Enigma/