“Çike çike luje belin” – Bebe Rexha në albumin e ri përfshinë vargje në shqip

“Çike çike luje belin” – Bebe Rexha në albumin e ri përfshinë vargje në shqip

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha ka nisur zyrtarisht epokën e saj të re muzikore me publikimin e këngës së parë nga albumi i ri vizual, “Dirty Blonde”.

Kënga është publikuar në të gjitha platformat muzikore dhe shënon vetëm fillimin e një serie prej gjithsej 13 këngësh që do të lansohen gradualisht.

Duke qenë se bëhet fjalë për një album vizual, çdo projekt pritet të shoqërohet me klip përkatës, duke e kthyer publikimin në një eksperiencë të plotë audiovizuale për publikun.

Po në të njëjtën ditë, artistja publikoi edhe një video përmbledhëse me fragmente nga të gjitha këngët e albumit, ku një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte pjesa nga kënga “Çike ike”.

Në këtë fragment, ajo surprizon fansat duke kënduar në shqip vargjet: “Çike çike, luje belin çike; Ti je një bombë, bombë atomike”, një detaj që është pritur me entuziazëm nga publiku shqiptar.

Related Articles