Mëlçia është organi më i rëndësishëm, është përgjegjës për pastrimin e gjakut dhe filtrimin e toksinave, pra nëse vëreni këtë ndryshim, kërkoni ndihmë menjëherë nga mjeku juaj!
Sëmundja e mëlçisë shpesh zhvillohet pa e vërejtur pacienti, sepse simptomat janë të përziera me disa gjendje më të padëmshme. Atëherë, si ta dimë nëse diçka nuk shkon me mëlçinë?
Sipas raporteve nga klinika në Cleveland, mbajtja e ujit në trup është sinjali më i zakonshëm i sëmundjes së mëlçisë.
Në pothuajse 50 për qind të pacientëve, është raportuar mbajtja e ujit. Mbajtja e ujit mund të zbulohet nëse ju janë fryrë këmbët, por edhe stomaku.
Kjo gjendje ndodh kur mëlçia nuk mund të prodhojë më albuminë, një proteinë që parandalon rrjedhjen e lëngjeve nga enët e gjakut në inde.
Këto janë simptoma të tjera që ndodhin kur sëmundja sulmon mëlçinë:
Verdhëza
Ndodh kur mëlçia nuk është më në gjendje të prodhojë bilirubinë, e cila është përgjegjëse për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, kështu që grumbullohet në sy dhe në lëkurë.
Jashtëqitje të zbehtë, e cila mund të tregojnë se mëlçia ka probleme në përpunimin e bilirubinës.
Kruarje e lëkurës, e shkaktuar nga kripa e tepërt (bilirubina) që grumbullohet nën lëkurë.