Cili është banori që pritet të largohet sonte nga Big Brother VIP

Cili është banori që pritet të largohet sonte nga Big Brother VIP

Edicioni i Big Brodher VIP është duke vazhduar me eliminimin e banorëve në çdo “Prime” të ditës së marte dhe të premte.

Ditën e martë i preferuari i publikut u zgjodh këngëtarja, Filloreta Raçi – Fifi derisa në nominime për eliminim ishin Granti dhe Arditi ndërsa Fifi si e preferuara pati mundësinë ta largojë njërin dhe ta vendos një tjetër në nominim.

Zgjedhja e saj ishte që Granitin ta largoj nga nominimi dhe e zëvedësoi me Donaldin.

Sipas një sondazhi të vendosur nga faqja zyrtare në Instagram e BB VIP, ndjekësit kanë votuar për largimin e Arditit.

“Cili mendoni se do të eliminohet”, ishte pyetja derisa 87 përqind të publikun kanë votuar Arditin dhe vetëm 13 përqind është votuar Donaldi.

Pra, sipas votave të publikun që e ndjekin vazhdimisht shtëpinë e famshme do të dalë Arditi por mbetet të shihet sonte se çfarë do të ndodhë. 

Related Articles