Fitoren e mban Ricotta (një lloj dajthi i ngjashëm me gjizën pa kripë) Emri i djathit përkthehet në “i gatuar përsëri” dhe Castro Mortillaro, dietologe, shpjegoi se rikota autentike prodhohet duke trajtuar hirrën që mbetet pasi qumështi (si qumështi i deleve) mpikset për të prodhuar djathë.
Ricotta ka një përqendrim të lartë të proteinës së hirrës, e cila absorbohet lehtësisht nga trupi.
Proteina e hirrës është një nga format më të absorbueshme të proteinave dhe përmban një gamë shumë të gjerë të aminoacideve.
Castro Mortillaro beson se djathërat më të fortë si Parmigiano, pecorino ose gouda janë gjithashtu ndër opsionet më të shëndetshme, kur konsumohen në moderim.
Për shkak se ato përmbajnë më pak ujë dhe janë më të koncentruar, “djathërat e fortë kanë më shumë kalcium dhe ndoshta do të ngopeni me sasi më të vogla, kështu që prireni mos e teproni,” tha ajo.
Djathi më i mirë për menaxhimin e peshës (ricotta)
Nëse jeni duke u kujdesur për peshën, emri i lojës është proteina. Ju mban të ngopur më gjatë dhe ju ndihmon të ndërtoni muskuj.
Djathërat që janë të pasur me proteina dhe më pak yndyrë janë opsione të shkëlqyera për njerëzit që kërkojnë të menaxhojnë peshën e tyre.
Djathërat që duhen shmangur
Nëse është e mundur, hiqni dorë nga gjërat që janë shumë të përpunuara. Djathi amerikan, madje edhe djathi krem, ofrojnë proteina minimale dhe një përmbajtje shumë më të lartë yndyre dhe natriumi./Gazeta Enigma/