Çka po ndodh me Drenushën? – Nuk ndihem e kërcënuar nga hyrja e Atillës në Big Brother

Çka po ndodh me Drenushën? – Nuk ndihem e kërcënuar nga hyrja e Atillës në Big Brother

Banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Drenusha Latifi, ka deklaruar në dhomën e rrëfimeve se nuk ndihet as e kërcënuar e as e rrezikuar nga hyrja brenda shtëpisë e ish-bashkëshortit të saj, Atilla Kardesh.

Ish-modelja tha se do e mirëpriste një kërkim-falje nga Atilla.

“Prezenca e tij si individ, mua këtu nuk më shkakton absolutisht frikë, pasi e di se Big Brother e ka atë fuqi që nuk i toleron këto gjera, por edhe unë vet si Drenushë, nuk ndihem absolutisht e kërcënuar apo e abuzuar në mënyrë psikike”.

“Përkundrazi, unë e kam parë në një tunel një pikë të bardhë, më në fund, që ka shpresë për një kërkimfalje prej anës së tij që më ka munguar shumë dhe e kam pasur shumë të nevojshme për sa i përket raportit me fëmijët tanë. Absolutisht kurrgjë më tepër”, tha Drenusha.

Related Articles