Çudit Xhuli: Po du mu zhdukë prej botës

Çudit Xhuli: Po du mu zhdukë prej botës

Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Juliana Nura përmes një video story në Instagram është ankuar për trafikun në Prishtinë.

Ajo ka thënë se pritjet e gjata në trafik e kanë lodhur ish-konkurrenten.

“Nuk e di në Neë York apo në Bangladesh, ku jam, jam lodhë” – është shprehur Nura.

Ndërkaq tutje ajo flet për një ndjesi të momentit ku thotë se dëshiron të “zhduket” prej botës.

“Po du me shku diku larg, ku askush nuk më njeh, nuk kam asnjë brengë as një hallë”, ka thënë ajo. /Gazeta Enigma

Related Articles