Një person nga Beogradi është therur me thikë në një hotel në lagjen Ilidza në Sarajevë, kur janë sulmuar një grup prindërish të futbollistëve të rinj të FK Zvezdaras së Beogradit, të cilët po merrnin pjesë në një turne ndërkombëtar, raportoi agjencioni boshnjak i lajmeve Patria, përcjell Insajderi.
Ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq, e quajti “pasojë të drejtpërdrejtë të fushatës anti-serbe dhe atmosferës së urrejtjes ndaj serbëve në Bosnje-Hercegovinë”.
“Kërkojmë nga autoritetet kompetente të BeH-së të dënojnë kryerësin e këtij krimi. E ardhmja jonë duhet të mbështetet në marrëdhënie të mira ndërfqinjësorë mes vendeve dhe popujve tonlë”.
Kryetari i Kantonit të Sarajevës gjithashtu ka reaguar pas kësaj ngjarje për çka tha se Sarajeva është qytet i hapur dhe ashtu edhe do të mbetet.
“Jam në kontakt me Ministrin e Punëve të Brendshme Admir Katiq dhe Komisionerin e Policisë Selimovic në lidhje me sulmin ndaj vizitorëve në turneun e futbollit për fëmijë në Ilidza. Pres që sulmuesit të arrestohen së shpejti tek mysafirët nga Beogradi. Sarajeva është një qytet i hapur. Ajo kështu do të mbetet”, ka shkruar Forto.
Raportimi i Policisë
MPB-ja e Kantonit të Sarajevës ka konfirmuar se një person është lënduar para hotelit Hills rreth orës 17:30, me gjasë me një objekt të mprehtë. I lënduari është dërguar për ndihmë mjekësore dhe është konstatuar se ka lëndime të lehta. Policia bën me dije se po merren masat dhe veprimet për zbardhjen e kësaj ngjarje.
Sipas organizatorit Almir Prguda, ka pasur një përleshje mes prindërve në momentin kur dy ekipe nga Serbia po luanin në turne.
Prguda thotë se turneu vazhdon dhe në të marrin pjesë 40 ekipe.