Dafina së shpejti me projektin e ri “Llafe llafe”

Dafina së shpejti me projektin e ri “Llafe llafe”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri nuk po ndalet.

Në kuadër të albumit të saj të ri në ardhje “Dafinë moj”, Dafina ka inkuadruar shumë bashkëpunim me artistë të njohur vendor.

Bashkëpunimi i radhës është planifikuar me reperin Lyrical Son dhe pritet të publikohet së shpejti.

Kënga mban titullin “Llafe llafe” dhe gjatë këtyre ditëve janë kryer edhe xhirimet e klipit dhe pritet vetëm finalizimi i tij.

Ka qenë vet Dafina ajo e cila e ka bërë të ditur këtë informacion duke ndarë me ndjekësit në Instagram një fotografi nga xhirimet.

“’Llafe llafe’ me Lyrical Son në proces”, ka shkruar këngëtarja e njohur në mbishkrimin e fotografisë.

Kujtojmë që gjatë kësaj vere, Dafina ka qenë aktive me tri projekte shumë të suksesshme, “Japa”, “Happy birthday” dhe remiksin “Pa ty” në bashkëpunim me Cricket dhe Endrit Mumajesin.

Related Articles