Dafina Zeqiri është drejt finalizimit të albumit të shumëpritur “Dafinë moj”.
Kur ende nuk ka njoftuar për datën e lansimit, këngëtarja kohë më parë ka lansuar listën e këngëve që do të përfshihen në album, ndërsa nga java e kaluar albumi mund të para-porositet.
Por, këngëtarja tashmë ka paralajmëruar publikimin e një kënge të re që do të jetë projekti i tretë nga albumi.
“Karma nga ‘Dafinë moj’ është kënga e radhës, videoklipi i ri! Kush është gati”, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e një postimi që ka bërë në Instagram.
Ditë më parë, përmes një video, Dafina ka publikuar një pjesë të shkurtër të këngës së re që u bë ‘virale’ në TikTok, e që dëshmon që projekti i ri i këngëtares së suksesshme do të jetë një hit i radhës.
Kujtojmë që Dafina ka njoftuar se të gjitha të ardhura e grumbulluara nga shtija e albumit do të dhurohen për Shoqatën e Autizmit në Kosovë.`
Ndërkohë, “Llafe llafe” në bashkëpunim me reperin, Lyrical Son është kënga e saj e fundit, që ishte një hit i kësaj vere me mbi 10 milionë klikime në YouTube.