Dafina Zeqiri për Adriana Matoshin: Femër e fortë është ajo e cila pas çdo dhimbje arrin të përqafoj realitetin me një buzëqeshje

Dafina Zeqiri për Adriana Matoshin: Femër e fortë është ajo e cila pas çdo dhimbje arrin të përqafoj realitetin me një buzëqeshje

Aktorja nga Gjilani, Adriana Matoshi, këtë të hënë bëri një njoftim në rrjete sociale ku tregon se i është rikthyer tumori në tru.



Në postimin e shpërndarë në rrjete sociale, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje thotë se po përballet sërish me tumorin pas nëntë vitesh.

Derisa shkrimi mori reagime të shumta e përkrahje të mëdha, një gjë të tillë së fundmi e ka bërë edhe këngëtarja Dafina Zeqiri.

Kjo e fundit ka shpërndarë në rrjete sociale një pjesë të projektit “Duro”, në videoklipin e së cilës ishte aktorja Matoshi.

“Unë zgjedh buzëqeshjen si petkun më të mirë të mbrojtjes dhe përballjes me sfidat e jetës”.

“Femër e fortë është ajo e cila pas çdo dhimbje arrin ta përqafoj realitetin me një buzëqeshje e cila flet më shumë se 1.0000 fjalë Adriana Matoshi”, u shpreh Zeqiri.

Adriana tregoi se për herë të parë u diagnostikua me tumorin në tru në vitin 2012, kur ishte shtatzënë me fëmijën e katërt. /Gazeta Enigma/

Related Articles