Për të gjithë fansat e Eurovisionit mbrëmë ishte një natë e rëndësishme, ajo e gjysmëfinales së dytë të edicionit.
Megjithatë, rezultatet i lanë të befasuar dëgjuesit e Maltës dhe Belgjikës, pasi favoritët e tyre nuk arritën të kalonin në finalen e madhe të së shtunës, shkruan Daily Mail.
Malta u përfaqësua nga Sarah Bonnici me këngën “Loop”, kurse Belgjika u përfaqësua nga Mustii me këngën “Before The Party’s Over”.
Këto këngët edhe pse morën një përkrahje të madhe në Malmo, s’arritën të merrnin votat e mjaftueshme që t’i shtynin tutje në garë.
Në finalen e madhe nuk arriti të kalojë as Shqipëria e përfaqësuar nga Besa me këngën “Titan”, e madje duket se kaloi pa marrë shumë vëmendje.
Ka pasur shumë zëra kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision, si dhe protesta.
Protestuesit mbajtën një pankartë që lexonte “Mirësevini në Genocide Song Contest” dhe “ndaloni përdorimin e Eurovisionit për të larë fytyrën e krimeve izraelite”.
Përfaqësuesja e Izraelit, Golan, e lindur në Izrael por e rritur në Rusi, është përballur me kërcënime me vdekje para performancave të saj në Malmo Arena.