Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në fshatin Lofkënd, Mallakastër.
Besnik Veliaj 38 vjeç dhe Bledar Bregu 33 vjeç ranë brenda një pusi ndërsa po punonin për pastrimin e tij.
Për rastin u njoftua policia, zjarrfikësit dhe autoambulanca.
Por me gjithë ndihmën e dhënë, 38-vjeçari Veliaj ndërroi jetë.
Në gjendje të rëndë ndodhet shoku i tij Bledar Bregu
Paraprakisht dyshohet se dy personat janë asfiksuar nga gazi i pompës.