Banorët e shtëpisë më të njohur në Kosovë, Big Brother VIP Kosova, kanë diskutuar sot mbi alfabetin e gjuhës shqipe.
Kjo pasi ata janë sfiduar nga ky program i formatit reality, në një lojë që kishte lidhje pikërisht me alfabetin.
Mirëpo ajo çfarë tërheqi vëmendje gjatë diskutimit për këtë temë është një deklaratë e këngëtarit Gjesti, i cili thotë nuk ka arrit të kaloj vitin shkollor, pasi nuk ishte i mirë në mësime.
“Gresë, a e din njerëz që kanë ngelë, unë jam njëri ndër ta, mu nuk ma ka dashtë shkollën, por kam bërë gjëra tjera”, shprehet këngëtari, tashmë banorë në këtë format.
“Nuk ma ka dashtë shkollën, nuk i kam pas mendët aty..çka kom mësu prej rruge ndoshta nuk i kisha mësu në shkollë, e krejt ata që kanë mësu, shumica e shokëve të mi, nuk kanë arritë atë çka kam bërë unë”, vazhton tutje ai.
Më tej banorët kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit duke i cilësuar si ‘analfabetë” ata të cilët nuk dijnë alfabetin e gjuhës shqipe./Gazeta Enigma.