Deçani e nderon Gjeneralin Garffer me titullin “Qytetar Nderi”

Deçani e nderon Gjeneralin Garffer me titullin “Qytetar Nderi”

Komuna e Deçanit ka nderuar Gjeneralin amerikan, Arthur Garffer, me titullin “Qytetar Nderi”.

Këtë e bëri të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se Deçani nderoi një mik të madh të Kosovës.

“Ky vlerësim buron nga zemrat e njerëzve të Deçanit dhe i dedikohet jo vetëm kontributit personal të Gjeneral Garffer, por edhe secilit ushtar amerikan që ka dhënë kontribut për lirinë e popullit tonë dhe sot shërbejnë me përkushtim për paqe e siguri në Kosovë”, shkroi Haradinaj në një postim në Facebook.

“Mirënjohje përherë, Gjeneral Garffer!”, shtoi tutje Haradinaj. /Gazeta Enigma

Related Articles