Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Vivien Thano u shpreh se arsyeja e ndarjes së saj dhe Getit ka qenë vesi i këtij të fundit.
E nuk ka vonuar shumë reagimi i reperit.
Ai, pak i paqartë, në një video 60 sekonda të gjatë, ka dhënë disa deklarata konfuzuese.
Një herë, Getinjo thotë se nuk mund t’ia lë askush ‘kile’, e në një tjetër moment shprehet se nuk do të ndryshojë për asgjë.
“E kam ditë saktë se unë këtë kry e përdori vetëm për jetën time. E di gjithmonë si vjen puna dhe çka duan njerëzit. Prej fillimit e di. Nuk është lehtë këtij djaloshit me ia lënë kile dikush. Më besoni sepse i kam goxha kilometra. Më vjen keq por çka me bë. Kështu jam dhe nuk kam me ndryshu kurrë. Nuk gaboj në mendime kurrë. E di që gjithkush do vëmendje, siç po thoni ju më të rinjtë”, deklaron Getinjo.