Oleksandr Usyk mori një fitore të madhe ndaj Tyson Furyt duke e mposhtur boksierin anglez në atë që konsiderohej ndryshe si “meçi i shekullit”.
Në këtë ngjarje të madhe të boksit që u mbajt në Riad të Arabisë Saudite, prezent ishin figura të ndryshme si Anthony Joshua, Cristiano Ronaldo, Neymar Jr etj.
Usyk e përmirësoi rekordin e tij profesional në 2-20 pasi gjyqtarët me vendim të ndarë vendosën që t’i dhurojnë fitoret 115-112 dhe 114-113 në favorin e tij.
Usyk është bërë kampioni i parë i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks që nga viti 1999 kur Lennox Lewis mposhte Evander Holyfieldin.
Tyson Fury delivers his first thoughts 🎤👀 pic.twitter.com/c0TByKB7ix— Top Rank Boxing (@trboxing) May 18, 2024