Mbrojtësi, Mërgim Vojvoda është lënduar së fundmi.
Një lajm ky jo i mirë për kombëtarën kosovare dhe klubin e Torinos.
Ai u lëndua gjatë lojës kundër Lecces, me ç’rast u detyrua që të zëvëndësohej në minutën e 20-të.
Sipas mediave italiane, ai ka dëmtuar një muskul të këmbës së majt.
“Kosovari u ankua për një lëndim të muskulit të këmbës së majtë, gjë që e pengoi të vazhdoj ndeshjes”, shkruan “toro.it”, faqja e afërt me klubin e Torinos.
S’dihen tutje detaje rreth problematikës së mbrojtësit kosovar dhe sa do të mungojë ai. /Gazeta Enigma