Deputeti i LVV-së: Aktivistët tanë u dënuan, por jo edhe kërcënuesit me jetë të Kurtit

Deputeti i LVV-së: Aktivistët tanë u dënuan, por jo edhe kërcënuesit me jetë të Kurtit

Deputeti Valon Hoti të shtunën ka reaguar lidhur me vendimet e fundit në sistemin e drejtësisë, duke ngritur shqetësime për, siç e quan ai, standard të dyfishtë në trajtimin e rasteve të ndryshme.

Ai ka rikujtuar një deklaratë të mëhershme të një përfaqësuesi të OVL-UÇK, i cili kishte thënë: “Më parë e vras Albin Kurtin sesa e lëshoj Kosovën”.

Sipas Hotit, përkundër kësaj deklarate, Gjykata Themelore kishte rrëzuar akuzën në atë rast.

“Ndërkaq, aktivistët janë dënuar për diçka që as për së afërmi nuk është e ngjashme me këtë kërcënim direkt”, ka theksuar ai.

Related Articles