Ka dështuar zgjedhja e anëtarit të Komisionit të Pavarur për Media, kjo pasi dy kandidatët nuk arritën të marrin votat e mjaftueshme nga deputetët në Kuvendin e Kosovë, shkruan Gazeta Enigma.
Në proces të votimit të fshehtë morën pjesë 91 deputetë, ku 42 fletëvotime ishin të pavlefshme. Kandidatja Violeta Hyseni Kelmendi mori 20 vota, ndërsa Teuta Hoxha Morina mori 29 vota.
Deputetja Ganime Musliu tha se duke u bazuar në këtë rezultat konkursi për anëtar të Komisionit të Pavarur për Media do të përsëritet.