Edicioni i dytë i “Big Brother Kosova” do të nisë më shpejtë se c’presim, ose të paktën më shpejt se c’nisi sezonin e kaluar, ndërsa po ashtu duket se mediat kanë zbuluar edhe dy nga konkurentët e rinj që do të shohim në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
Kështu, sipas “Telegrafi”, data e fillimit të reality show-t, ose të paktën data që është përcaktuar tani është 2 tetori, dita e hënë, që do të thotë njësoj si vitin e shkuar, ,edhe këtë vit Prime-t, do mund t’i shohim, të hënën dhe të premten.
Po ashtu bëhet me dije se banorët në total për këtë sezon do të jenë plot 20, ndërsa aludohet se dy prej tyre do të jenë Valon Syla, gazetar mjaft i njohur nga të dyja anët e kufirit dhe këngëtarja Arta Kabashi.
Megjithatë për ju që nuk i ndiqni debatet e mbrëmjeve në televizion, Syla njihet si analist i çështjeve politike, ndërsa Arta ndërkohë është një këngëtare e tregut muzikor shqiptar, motra e Ana Kabashit (konkurrente e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova).
Për të gjitha detajet gjithsesi duhet të presim konfirmimin e producentëve dhe të mbajmë një sy nga Instagram-i i Liberta Spahiut se nga atje mund të mësojmë shumë.