Njerëzit e mëdhenj, përgjatë historisë përveç që kanë krijuar vepra të mëdha, gjithashtu kanë lënë edhe fjalë të mëdha, të cilat edhe sot i përdorim.
Janë këto shprehje të thëna nga njerëz që e kanë provuar shijen e pushtetit:
1- “Nëse ju, zotëri, duke hyrë në këtë shtëpi (Shtëpia e Bardhë), jeni po aq i lumtur sa unë që po dal, atëherë ju jeni njeriu më i lumtur në botë”. /Xhejms Buhanan-Abraham Linkolnit
2- “Brenda pak muajve të parë të presidencës unë zbulova se, të jesh president, është si të shkosh kaluar mbi një tigër. Njeriu që e nget, duhet ta vazhdojë ta ngasë, ose ndryshe gëlltitet”. /Harri S. Truman
3- “Mënyra më e mirë për ta mbajtur fjalën është të mos e japësh atë” /Napoleoni
4- “Politikanët janë gjithandej të njëjtë. Ata premtojnë të ndërtojnë një urë edhe aty ku nuk ka lumë”. /Nikita Hrushov
5- “Konservatori është ai që i zë rrugën historisë duke i bërtitur “Ndal!”. /Uilliam F. Baklej, i riu
6- “Politikani e ndan njerëzimin në dy klasa: Në vegla dhe në armiq”. /Fridih Niçe
7- “Çdo grua, që kupton problemet e drejtimit të një shtëpie, do ta ketë më të lehtë të kuptojë problemet e drejtimit të një shteti”. /Margaret Theçër
8- “Në politikë është e nevojshme të tradhtosh ose vendin, ose elektoratin tënd. Unë parapëlqej të tradhtoj elektoratin“. /Sharl de Gol
9- “Supozohet se politika është profesioni i dytë më i vjetër pas prostitucionit. Unë kam kuptuar që ai ka shumë ngjashmëri me profesionin e parë më të vjetër”. /Ronald Regan
10- Në politikë nuk ka miqësi të përjetshme, por interesa të përjetshme. /Sharl De Gol