Njerëzit e prekur nga diabeti i tipit 1 janë më të rrezikuar nga frakturat, thotë një studim.
Studimi në fjalë u krye në Mbretërinë e Bashkuar.
Ekspertët analizuan të dhënat e 3300 personave të prekur nga diabeti i tipit 1 dhe 44,000 të tjerëve të prekur nga diabeti i tipit 2.
Ata matën të dhënat e nivelit të sheqerit në gjak të pjesëmarrësve për 2 deri në 3 muaj.
Gjetjet treguan se të dy kategoritë e pacientëve ishin të rrezikuar nga frakturat dhe problemet me kockat.
Megjithatë, rreziku i frakturave ishte më i lartë në mesin e njerëzve të prekur nga diabeti i tipit 1.
Tek pacientët e diagnostikuar me diabetin e tipit 2, rreziku i frakturave i atribuohej faktorëve që shkojnë përtej nivelit të sheqerit në gjak.
Diabeti prek miliona njerëz në botë dhe ai i tipit 2 është më i përhapur.
Ky lloj i sëmundjes ndodh kur njeriu bëhet rezistent ndaj insulinës.
Diabeti i tipit 1 diagnostikohet më shumë tek fëmijët dhe adoleshentët dhe shkaktohet nga mungesa e insulinës.
Faktorë të tjerë rreziku të frakturave
Frakturat janë një rezultat jo vetëm i një trauma por edhe dobësimit të kockave.
Trauma shkaktohet nga rrëzimi ndërsa forca e kockave varet nga volume, forma dhe cilësia e tyre.
Dendësia kockore është një faktor i rëndësishëm rreziku.
Gratë janë më të rrezikuara nga fakturat sepse kanë një dendësi më të dobët kockore.
Ekspertët identifikojnë duhanpirjen dhe ushqyerjen si faktorë të rëndësishëm rreziku për frakturat e kockave.
Sipas tyre, nëse një person rrëzohet në anë, është 6 herë më i rrezikuar nga një frakturë e ijeve.
Mësoni më poshtë ndryshimet që duhet të bëni për të parandaluar frakturat.
Konsumoni më shumë kalcium
Doza ditore është 1,200 mg kalçium në ditë për femrat dhe 1,000 mg kalçium për meshkujt.
Këtë mineral mund ta merrni nga produktet organike të bulmetit, sardelet, barishtet, zarzavatet si brokoli, kumbullat e thata e të tjerë.
Më shumë vitaminë D
Vitamina D zbut rrezikun e kësaj sëmundjeje dhe e ndihmon organizmin të përthithë më shumë kalçium.
Trupi prodhon vetë vitaminë D nëse ekspozohet në diell për 10-15 minuta në ditë.
Vitamina K
Vitamina K e ndihmon organizmin të prodhojë proteina për kocka të shëndetshme dhe të pakësojë sasinë e kalçiumit të nxjerrë nga trupi.
Ushqimet e pasura me vitaminë K janë lakrat e vogla, ushqimet e fermentuara të bulmetit, kumbullat dhe brokoli.
Më shumë kalium
Kaliumi neutralizon acidet që largojnë kalçiumin nga organizmi.
Burimet më të mira të kaliumit janë banania, avokado, luleshtrydhet, portokalli, mango, kivi, pjeshkët, hurmat, karrotat, patatet e ëmbla, brokoli dhe speci i kuq.
Doza e rekomanduar e kaliumit për të rriturit është 4,700 mg./Gazeta Enigma/